Vrasja e 15-vjeçarit, babai i autorit: U shokova, u prehtë në paqe

Vrasja e 15-vjeçarit Angelo Gjokazaj një ditë më parë në Durrës, ka tronditur mbarë vendin. Artir Lala, babai i Devi Lalës, në një rrëfim për krimin e djalit të tij, ka thënë se ka biseduar me djalin në polici pas krimit dhe e ka pyetur ku e kishte gjetur thikën me të cilën vrau Gjokazajn.

”E takova djalin, ishte i trembur, i thash ku e gjete thikën, më tha kam tre ditë që e kam blerë. Por unë nuk besoj se e ka blerë. Nuk i kam parë ndonjëherë thikë, me thikë me vete nuk ka qenë, mos ia kanë dhënë shokët”, thotë ai për Report Tv.

Ai rrëfen gjithashtu se ka qenë në punë kur është njoftuar nga fqinjët për atë që kishte ndodhur. ”U njoftova nga komshinjtë dhe u shokova. Kam qenë në punë dhe nuk e di ngjarjen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artir Lala i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, ndërsa shton se kërkesa e tij për t’u pajtuar me ta është refuzuar. ”Nuk njihem me familjen tjetër. I shpreh ngushëllime familjes, u prehtë në paqe. Kam tentuar shumë herë, me shumë njerëz, por njëherë për njëherë ata janë në ditë zie dhe normal që nuk pranojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?