Vrasja e 18-vjeçarit në Greqi, ja pista ku po heton policia

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 18-vjeçarit, Marios Isa në Greqi. Dyshohet se vdekja e të riut ka ndodhur për pazare droge.

Policia e shtetit fqinj ka shoqëruar 2 persona. 18-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene. I riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek. ”Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar. Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?