Vrasja e 18-vjeçarit,”E qëlloi në zemër, i përgjërohej poshtë banakut”
Mbeti i vdekur nga një sulm i papritur në lokal, i riu 18 vjecar nga Pogradeci. Shkak sipas burimeve ishte se viktima kishte ngancmuar në rrjeteve sociale të dashurën e autorit.
Një tjetër detaj, është zbuluar, që e bën situatën edhe më të rëndë . “Vrasja me kallashnikov nga bashkëmoshatari i tij në një nga lokalet e qyteti është kryer me gjakftohtësi”, shkruan në rrjetin social gazetari Tonin Frroku.
Frroku cili ka qenë në vendngjarje, pohon se nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë, lë të kuptohet se autori e ka kryer krimin në gjakftohtësi.
Sipas Frrokut autori, ishte krejt i qetë, ka hyrë në lokal me një automatik në dorë ndërsa viktima është fshehur poshtë banakut por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbit në zemër pavarësisht lutjeve.
Ja çfarë shkruan gazetari Tonin Frroku:
“Me qetësinë më të madhe sikur të ishte i rritur. Imagjinoni, hyn në lokal me automatik në dorë, ju kërkon të tjerëve të largohen. Viktima për të shpëtuar fshihet pas banakut. 17-vjeçari shkon aty dhe pa përfillur lutjet e 17-vjeçarit tjetër e qëllon në zemër duke i marr jetën. Tmerr. Zot na ruaj”.

KOHA JONË SONDAZH

