Vrasja e 19 vjeçarit grek, publikohet fotografia e të dyshuarit shqiptar

Tre shtetas shqiptarë akuzohen për vrasjen e një 19 vjeçari në Greqi. Ndaj tyre poritet të nxirret urdhër arresti ndërkombëtar, pasi konsiderohet e sigurt se janë larguar nga Greqia dhe ndodhen në Shqipëri. Tashmë është verifikuar se dy prej tyre kanë dalë nga pika e kalimit kufitare të Kakavijës, ndërsa i dyshuari si autor i vrasjes është ende në kërkim.

Media greke ka publikuar një foto të personit që akuzohet se goditi me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse 19 vjeçarit grek.

Fotografia është gjetur në telefonin e viktimes të sekuestruar në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media thotë se inicialet e 23 vjeçarit janë I.Z.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy të dyshuarit e tjerë, të moshës 24 dhe 33 vjeç akuzohen për tri vrasje në tentativë ndaj tre prej miqve të viktimës.

Që të tre kanë rezultuar persona të skeduar, kryesisht për vjedhje.

Policisë greke i është dashur kohë që të identifikojë autorët e vrasjes që ndodhur më 18 mars në një park të zonës Marusi në Athinë, shkruan ora neës.

Sipas versionit të policisë të përcjellë nga mediat, viktima dhe miqtë e tij u kishin paguar tre shqiptarëve 150 euro për t’i siguruar një sasi marihuane dhe dorëzimi ishte lënë për në vendngjarje. Por shqiptarët nuk e respektuan marrëveshjen dhe plasi sherri që pati atë përfundim tragjik.

Gjithsesi, familjarët e viktimës kanë përgënjeshtruar se shkaku i sherrit ishte kanabisi. Avokati i familjes, Aleksis Kujas publikoi mbrëmjen e të mërkurës një deklaratë për shtyp, ku paraqet një version krejt të ndryshëm. Sipas deklaratës, viktima u ndodh aty ndërsa sherri kishte shpërthyer dhe ndërhyri që të ndihmonte të rinjtë grekë, me rezultat të humbasë jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?