Vrasja e 28-vjeçarit për hasmëri, Gjuzi nuk pranon të flasë

Një ditë pasi lajmi u konfirmua jozyrtarisht, policia e Tiranës bën të ditur se Kastriot Gjuzi është kapur në kufirin jeshil nga autoritetet kosovare.

“Shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës si dhe falë gatishmërisë së Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar, çoi në kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit M. M”, thotë policia një ditë më pas.

Ai është marre dy herë në pyetje nga policia e Tiranës, por përsëri ka refuzuar të flasë. Në këkrim është shpalluar edhe një mik i tij i cili e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se grupi operacional i policisë e ka ndjekur me qen gjurmues deri në afërsi te Kafes së Rremës Gjuzin pas vrasjes, por më pas i kanë humbur gjurmët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arratisja

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ka mbërritur në afërsi të Morinës, Gjuzi i hëstë shmangur pikës kufitare dhe ka kaluar disa kodra, ku ka hyrë në vermicë të Kosovës. Pasi ka zbritur kodrat ai është pikasur nga policia kufitare kosovare që e ka ndaluar. Policia kosovare e ka shoqëruar Gjuzin dhe ka krye formalitetet për verifikimin e tij. Gjuzi u ka dhënë policëve një identitet tjetër, por në fakt ai mbante në xhep ID-në me të dhënat e tij të vërteta, çka e ka nxjerr blof atë.

Policia shqiptare falenderon atë të Kosovës

Policia shqiptare ka dhënë sot informacione më të detajuara lidhur me arrestimin e djeshëm të autorit të dyshuar për vrasjen e Marjo Majollarit në Tiranë, Kastriot Gjuzi.Gjuzi u ndalua nga policia kufitare për kalim të paligjshëm kufiri. Ai kishte kaluar përmes kufirit të gjelbër, në zonën kufitare të Vërmicës, një zonë malorë ndërmjet dy shteteve. Këtë kalim Gjuzi e ka bërë përmes kufirit të gjelbër shqiptar. Ai nuk ka arritur të pikaset nga policia kufitare shqiptare, ndërkohë që ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, e cila është falënderuar nga policia shqiptare për gatishmërinë.

Sipas policisë shqiptare shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes policisë së dy vendeve si dhe falë gatishmërisë së Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar për vrasjen e Marjo Majollarit. Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare të Kosovës, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim nga Policia Shqiptare:

Kastriot Gjuzi, 40-vjeç, i lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.04.2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku u vra me armë zjarri Marjo Majollari.

Gjuzi, me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në Republikën e Kosovës, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare së shtetit fqinj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale të ”Vrasjes për gjakmarrje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?