Vrasja e 31-vjeçarit tek ish-parku i autobusëve në Tiranë, zbulohet pista e re e hetimit

Kamerat e sigurisë pranë vendit ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari në zonën e ish-parkut në Tiranë, ka zbuluar edhe dinamikën sesi nisi sherri mes tij dhe autorit të dyshuar G.Buçpapa.

Fillimisht grupi hetimor ngriti dyshimet se shkak i vrasjes të ishte bërë ngacmimi i gruas së autorit të dyshuar. Por nga verifikimi i kamerave të sigurisë është zbuluar se Buçpapa ka shkuar me mjetin e tij pranë një marketi të zonës ku bashkëshortja e tij punonte si shitëse.

Teksa kishte ndaluar, E. Pashollari kalon me mjetin e tij dhe i kërkon atij të hapë rrugën që të kalonte. Mes tyre ka nisur debat i ashpër me fyerje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe vetë gruaja në dëshminë e saj ka pohuar se sapo ka dalë nga marketi ka parë se bashkëshorti i saj po konfliktohej me të riun teksa ky i fundit po e shante me fjalë banale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi nxori thikën dhe e qëlloi një herë në kurriz 31 vjeçarin, autori i dyshuar u largua me mjetin e tij prej andej duke shkuar fillimisht në banesë në zonën e Sharrës, e më pas duke u arratisur për tu shpallur në kërkim nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?