Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, pistat në të cilat po heton policia

Vijojnë hetimet për vrasjen e 38-vjeçarit Ilir Kuçi në Durrës, teksa policia ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete për identitetin e autorëve.

Sipas A2CNN bëhet me dije se një ndër pistat kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës.

Nga këqyrja e sistemit, viktima rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në Ilir Kuci apo edhe Jetmir Begu, ndërsa ka gjithashtu udhëtime të shumta drejt Italisë. Kjo mendohet të jetë arsyeja pse policia është duke u fokusuar në hetimin e prishjes së pazareve të drogës.

Sipas hetuesve, viktima i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas në spitalin e Durrësit, u qëllua nga një automjet në lëvizje,  por që ende nuk është identifikuar për shkak të cilësisë së dobët të pamjeve filmike.

Kuçi jetonte në zonën e ish-kënetës në Durrës ndërsa u qëllua me breshëri automatiku sapo doli nga makina e tij fuoristradë në lagjen 16.

SHKARKO APP