Vrasja e 39-vjeçares/Autori përndiqte kuantën, i bënte foto dhe ia niste…

Eredet Çapoku, qëlloi për vdekje me sende te forta, kunatën e tij, Enkeleda Çapokun. Ngjarja është regjistruar në koridorin e banesës së katit të dytë, ku jetonte e ndjera. Enkeleda është goditur menjëherë sapo ka hapur derën. Mësohet se bashkëshorti i saj është dënuar me 10 vite burg i akuzuar për tarfik të lëndëve narkotike.

Autori dhe viktima para dy vitesh jetonin në një shtëpi, bashkë me vajzën e 39-vjeçares por më vonë mes tyre lindën konflikte dhe ata vendosën të mos jetonin më bashkë. 34-vjeçari banonte kohët e fundit në një banesë pranë viktimës. Kunati kohët e fundit e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën. Ai vazhdimisht i bënte fotografi dhe ia dërgonte vëllait të tij në burg. Autori ka pretenduar që të dhënat që merrte ja kishte lënë porosi i vëllai, ta ruante dhe çdo foto që bënte apo informacion për lëvizjet e gruas që kishte ia dërgonte në burg. Kjo ka sjellë debatin mes tij dhe kunatës që përfundoi me vrasjen e 39-vjeçares.

Konflikti mes kunatit dhe kunatës, kishte nisur disa muaj më parë pas porosisë së burrit të 39-vjeçares, Elton Çapoku nga burgu për vëllanë. Ai mësohet se kishte porositur vëllanë që të ruante dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas dhe informacionet apo fotot t’ia dërgonte në burg nëse e tradhtonte. Para 6 muajsh, Erdet Çapoku e qëlloi Enkeleda Çapoku pas sherrit në rrugën kryesore mes bashkisë së Kamzës dhe komisariatit, pasi 30-vjeçari e përndiqte. Viktima kishte bërë kallëzim në polici për arsye se kunati e kërcënonte dhe e shantazhonte nusen e vëllait të tij. Edhe pse ishte në urdhër mbrojtje kjo nuk e ka penguar autorin të thyente perimetrin. Familjarët e tjerë po vijnë në vendin e ngjarjes.

Kunati që punonte faturino mbrëmjen e djeshme i dehur shkoi në shtëpinë e saj duke e vrarë. 30-vjeçari është shpallur në kërkim. Kjo është vrasja e katërt në 10 ditët e para të këtij viti. Bashkëshorti i së ndjerës, Elton Çapoku 6 vite më parë u arrestua së bashku me dy persona të tjerë dhe u dënua me 10 vite burg. E ndërsa vuante dënimin, ai i kishte kërkuar vëllait që t’i kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas, pasi dyshonte se e tradhtonte por porosia përfundoi në tragjedi.

https://arkiva.kohajone.com/u-vra-nga-kunati-rreqeth-e-ema-e-viktimes-i-preu-damaret-dhe-fytyren/

https://arkiva.kohajone.com/tronditet-tirana-34-vjecari-vret-kunaten-me-dru-ne-koke/

SHKARKO APP