Vrasja e Anton Kelit, asnjë gjurmë të autorëve

Vrasja që ndodhi mbrëmë në Rrëshen, nuk ka ende akoma një autor edhe pse policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër mjaft të lartë të personave që mund të kishin dijeni mbi këtë vrasje.

Anton Keli, sapo ka zbritur nga automjeti është qëlluar 6 herë me pistoletë. Tre nga plumbat i ka marrë në trup të cilët i shkaktuan edhe vdekjen.

Viktima cili punonte si taksist, është nipi i Tonin Gjinit (ose Armando Gjini), këtij të fundit iu bë atentat në Tiranë një vit më parë, më 12 gusht dhe vlen të theksohet se dhe vrasja e tij është e të njëjtës natyrë si Gjini.

Gjini nga ana tjetër, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestuar vitin e kaluar (12 maj 2018) si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe u mbajt pak kohë në paraburgim.

SHKARKO APP