Vrasja e Arielës, motra tregon tragjedinë: E përndiqte dhe kërcënonte (VIDEO)
Për herë të parë, familjarët e studentes 21-vjeçare, Ariela Murataj, që u vra në Tiranë pak ditë më parë nga Aldison Belulaj, rrëfejnë tragjedinë. Motra e viktimës, Bota Murataj e cila ka qenë me të ndjerën në momentin e vrasjes, tregon se më 21 janar ajo ka qenë në shtëpi bashkë me motrën kur ka marrë një telefonatë nga djali i dajës që i thotë se Aldisoni ishte nisur drejt Tiranë me mendje të keqe.
Bora tregon se kanë marrë në telefon prindërit për të folur për situatën e më pas kanë tentuar të lidhen me policinë, e cila nuk i është përgjigjur. Ajo tregon se më pas do të niseshin për te komisariati Nr.4 për të bërë edhe denoncim, dhe po ruheshin që t’i fshiheshin Aldisonit.
“Ai vjen shumë shpejt, e kap motrën në dorën e djathtë dhe menjëherë para derës së Mjekësisë nxjerr pistoletën dhe e godet. Ne kemi bërtitur, por asnjëri nuk na ndihmonte. Ai e godet motrën në këmbën e djathtë, që të mos lëvizte. Më pas na drejton pistoletën edhe neve. Më tej godet sërish motrën, ndërsa më tej nuk e pashë se ku mori plumbi tjetër dhe godet edhe veten. Kemi marrë policinë, ambulancën dhe nuk na përgjigjej njeri. Njerëzit nuk na ndihmonin. Kemi kërkuar ndihmë vetë, ambulanca u vonua më shumë se 20 minuta. I vetmi që na ka ndihmuar ishte një doktor, i cili na thoshte se motra është gjallë. Aldi pasi plagosi motrën ishte ende me pistoletë në dorë. Ai u zvarrit në mënyrë që ta godiste sërish motrën në mënyrë që të mos shpëtonte. Na dërgojnë në rajon më pas dhe kishte mbaruar gjithçka”, tregon motra e viktimës me lot në sy.
Më pas motra e Arjelas tregon se ajo dhe Aldisoni nuk kanë qenë kurrë të lidhur, kanë pasur shumë shoqëri, por asgjë më tepër. ”Vetëm në mendjen e tij mund të kenë qenë të lidhur. Unë kam jetuar me motrën dhe më mirë se mund t’ia dijë motra-motrës sekretet nuk mund t’ia dijë askush tjetër. Nëse motra do të kishte diçka, ajo do të ma thoshte mua. Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë pirë edhe ndonjë kafe shoqërore, por asgjë më tepër. Ai e konsideronte motrën shoqe, ndërsa pasi ai e ka propozuar atë, ajo është shkëputur prej tij. Ai edhe më tej vazhdonte ta propozonte, por motra i thoshte jo”, thotë Bora.
Familjarët e tjerë të Arjelës tregojnë se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërconte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej apo nuk i tregonte se ku ndodhej. ”Ky person gjatë një kohe të vazhdueshme i ka shkaktuar vajzës presione nga më të ndryshmet. Ne këtë ja kishim falur. Pas kësaj na kishte thënë se ai do të shikonte punën e tij dhe ne e pranuam dhe e besuan se kishte hequr dorë. Ajo gjë doli se ato ishin thjesht trillime nga presionet që ai i bënte vajzës nga më të ndryshmet”, tregon një nga kushërinjtë e Arjelës.
Ndërsa tezja e Arjelës tregon se sapo kishin marrë telefonatën e parë nga vajzën ishte nisur bashkë me prindërit e mbesës së saj drejt Tiranës, por mbërritën tepër vonë.
“U nisëm të katërt për në Tiranë, duke ikur rrugës vajza na merrte rrugës shpesh herë në telefon dhe thoshte ku jeni, por në një moment babai i Arjelës mori në telefon babain e Aldisonit, edhe i thotë ku i ke djalin, ndërsa ai i përgjigjet se nuk e di. Duke ikur rrugës na merrte policia. Kur mbërritëm në Tiranë, policia na dorëzoi vajzat, por nuk na tha se Arjela kishte vdekur”, tregon tezja, e cila shton se e kuptoi që vajza kishte humbur jetën.


KOHA JONË SONDAZH

