Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit në gjykatën Administrative. Ja çfarë kërkojnë

Në kohën kur drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj për Bledar Jambellin që akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, familjarët e ish kryekomisarit të ndjerë hapin një beteje të re gjyqësore.

Pak ditë më parë, e veja e Cukut dhe vëllezërit e tij i janë drejtuar gjykatës Administrative me një kërkesë për shpërblim demi, nga Ministria e Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Në dokumentat që disponon News 24 dhe “BalkanWeb” rezulton se familjarët kërkojnë nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.
Çështja është shortuar dhe së shpejti palët pritet të përballen në sallën e gjyqit. Artan Cuku është shpallur dëshmor i Atdheut, përderisa hetimet nxorën në dritë faktin se ai u ekzekutua për shkak të detyrës si zyrtar i Policisë së Shtetit.

Por ndërkohë, urdhëruesi i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ende nuk janë dënuar nga drejtësia.

Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci mundën tu shpëtonin dhe prangave, dhe fituan statusin si azilant në shtetin grek. I vetmi i dënuar për krimin është Mikel Shallari, i cili ka patur rolin e ekzekutorit. Ky i fundit mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu për hetruesit emrat e urdhëtuesve të krimit, duke përfituar në këmbim një dënim me vetëm 10 vite burgim.

Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit. Kërkojnë dëmshpërblim material e moral

SHKARKO APP