Vrasja e biznesmenit dhe ngjarjet kriminale në Vlorë, policia ngre pika kontrolli gjatë natës, disa të ndaluar

Duke marrë shkas nga vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt, të cilit iu bë atentat në një rrugë të populluar në Vlorë, policia është angazhuar për kontrolle në terren.

Raportohet se policia gjatë natës ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa disa persona janë ndaluar. Kontrollet në fjalë janë bërë për ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Kujtojmë se pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”. BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?