Vrasja e biznesmenit në Fier, ende asnjë gjurmë

Vrasja e biznesmenit Demir Baçka në Fier mbrëmjen e së shtunës është ende pa autor. Grupi hetimor ka ngritur 3 pista për ekzekutimin e llojit mafioz. Nga përplasjet e vjetra mes bandave në këtë qytet, konflikti i pak muajve me pare më një personazh të botës së krimit e deri tek përplasja për tendera.

Hetuesit ende nuk janë të bindur se cili është motivi i vërtetë i vrasjes së 57 vjeçarit. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë të cilët kanë kryer vrasjen por grupi hetimor nuk ka krijuar një identikit të tyre.

Vetëm në vitin 2021 në qarkun e Fierit janë kryer 9 vrasje, një pjesë e të cilave mafioze dhe pa autorë. Ky fakt është kthyer në shqetësim dhe për prokurorinë e këtij qyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?