Vrasja e Devi Kasmit/ Flet avokati i të dyshuarit: Autorët i drejtuan armën, ishte dëshmitar
Avokati i Mario Meshinit ka dhënë dëshminë e parë për përfshirjen e Mario Meshinit në vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Ai tha se arrestimi ka qenë i paligjshëm. Sipas tij, Mario ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja por nuk ka lidhje. Avokati deklaroi se Mario dhe viktima kanë qenë miq dhe takoheshin përditë sepse klienti i tij frekuentonte palestrën e tij, raporton “BalkanWeb”.
Klienti juaj çfarë lidhje ka pasur me vrasjen e Devi Kasmit?
Nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë vrasje. Jam lajmëruar mbrëmë është marrë në pyetje si njeri që ka dijeni për vrasjen. E vërteta është se ka qenë duke biseduar më viktimën, madje vrasësi i ka drejtuar pistoletën edhe klientit tim. I tronditur ka shkuar në shtëpinë e tij.
A u konsultuat me klientin para se të shkonit në polici?
Nuk shkoi në polici sepse ishte i tronditur. Dhe është fare normale. Nuk ka thënë se nuk e njeh. Ka thënë se jam mik me të, shkoj përditë tek palestra e tij. Të gjitha i ka dhënë si deklarues.
Për mua dihet kush është vrasësi dhe pse ngurron policia. Kjo çështje po fryhet për të mos u vënë në pranga autorët e vërtetë. Nuk kanë asnjë provë. Mario nuk ishte dëshmitari i vetëm, kishte edhe njerëz të tjerë, ishin dy infermiere.
Nuk është prononcuar policia për këtë ngjarje, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtyp, çështja po fryhet për të mos u vënë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes. Deri tani nuk kanë asnjë provë. Nëse provë do të jetë filmimi, i ka të qartë fare se kush është autori. Mario ka ikur në shtëpinë e vet pasi ishte i tronditur.
Ndalimi i tij është totalisht i paligjshëm dhe duhen prova për të arrestuar një person. Nuk shkohet në gjykatë me thashetheme. Se Mario është shok me Devi Kasmin, është vërtetuar që janë shokë.
E takova mbrëmë në orën 1 të natës. Ata takoheshin përditë se frekuentonte dhe palestrën që kishte viktima.
KOHA JONË SONDAZH

