Vrasja e dy turistëve, shumë çekë anulojnë vizitat në vendin tonë

Vrasja e dy turistëve çekë, siç pritej, ka ndikuar negativisht në turizmin malor. Shumë shtetas çekë kanë anuluar prenotimet. Sokol Hoxha, Kryetari i Agjencive Turistike Shqiptare dhe Tur-Operatorëve Turist në Shkodër, pranon efektet negative të turizmit pas ngjarjes tragjike me dy turistët çekë.

Hoxha thotë se nga 3 korriku, kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë, turistët nga Çekia jo vetëm që kanë anuluar vizitat e tyre në vendin tonë, por  që prej një jave askush nuk interesohet të beje rezervime. 

Charter që vinin nga Çekia, nga kjo e hënë zbarkuan me gjysmë kapaciteti edhe pse ato ishin parapaguar dhe hotelet ishin rezervuar. Në këtë situatë, teksa turizmi malor po njeh një goditje të madhe, Hoxha kërkon ndërhyrjen e shtetit për të garantuar turistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ofron mundësi të mira për këtë tip turisti, qoftë ekonomike në resurse gjeografike. Por ngjarja e rendë i ka stepur çekët, sikurse pritej dhe është normale,  çka bën që situata të duket e paqartë për të ardhmen e turizmit, sidomos në zonat malore të vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?