Vrasja e dy vëllezërve, flet dëshmitari: Ishin në kanal të mbuluar
Punonjësi i ujësjellësit të fshatit Zvirinë, ka qenë banori që ka gjetur dy trupat e pajetë të vëllezërve Andi Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31-vjeç. I tronditur nga kjo ngjarje, ai shprehet se zbuloi trupat e pajetë të viktimave, që si fillim mendonte se ishte vetëm një person, por pas ekspertizës së policisë u zbuluan se ishin dy trupa të pajetë.
”Unë i kam gjetur të dy viktimat. Sot duke shkuar nga kjo rrugë që shkoj përditë konstatova në një kanal një trup të mbuluar, me njërën dorë përjashta. Kur pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë dhe erdhën menjëherë. Kur filluan ekspertiza të bëj punën e saj panë që ishin dy trupa. Si fillim konstatova vetëm një trup sepse vetëm një dorë dukej, por ishin dy. Dy meshkuj. Nuk ishin vendas”,-tha ai.
I pyetur nëse kishin armë në trup ai përgjigjet “po, mesa thanë ata (policia) kishin plagë në trup, me armë zjarri”. Më tej nënvizoi se ”Më shkuan sytë direkt sepse ishte kanali i mbuluar me dhe, pashë dhe thashë si ka mundësi që është mbushur ky kanal dhe kur pashë dorën e nxjerrë jashtë. Ishte vetëm parakrahu dhe dora e nxjerrë jashtë dhe lajmërova direkt policinë”, shprehet më tej banori.