Vrasja e dyfishtë në Patos, policia jep detaje

Dy të rinj janë vrarë sot brenda ambienteve të poliklinikës së qytetit të Patosit. Policia njofton se autori i vrasjes është Martin Skëndaj, i cili ka qëlluar me armë dy të rinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rrrapaj.  Një prej viktimave ka ndërruar jetë  në vendngjarje. Ndërsa Manol Rrrapaj ka ndërruar jetë në spital.

Policia njoftoi se “sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit”.

SHKARKO APP