Vrasja e dyfishtë në Velipojë, drejtori i Policisë Shkodër jep detaje: Autorët janë…

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, dha detaje për mediat mbi vrasjen e dyfishtë që tronditi Velipojën mbrëmjen e së hënës.

“Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli, Eduart dhe Gëzim Frroku. Debati ka ndodhur në 28 qershor të këtij viti, mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali”, tha Sulaj.

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan me armë zjarri dhe humbën jetën në spital nga plagët e marra.

 

SHKARKO APP