Vrasja e efektivit, ekspertët zbarkojnë në vendin e krimit

Një ditë pas luftës 5 orëshe me shtetasin David Qosja, i cili qëlloi ndaj efektivit të FNSH, bëhet me dije se ekspertë të policisë dhe prokurorisë janë rikthyer në Torovicë të Lezhës.
Adrian Kodra humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me David Qosja, i cili njihej si i sëmurë mendor dhe policia kishte vajtur për ta neutralizuar pasi po terrorizonte banorët duke qëlluar me armë në ajër.
Qosja u arrestua pas gati 5 orë shkëmbim zjarri me policinë, e cila kishte rrethuar banesën, ndërsa ai i vuri flakën dhe banesës.
Ekspertët e hetimit do të mbledhin prova për të vërtetuar kronologjinë e ngjarjes së 2 shtatorit 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?