Vrasja e efektivit të RENEA, Krimet e Rënda nisin hetimet

 

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Xholi është nisur drejt Lazaratit për nisjen e hetimeve pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në këtë fshat ku një efektiv i trupave RENEA u qëllua për vdekje në kokë.

Ndërkohë dy efektivët e plagosur të këtij reparti të identifikuar Perlat Ahmetaj dhe Jetmir Isaraj pritet të transportohen me helikopter nga spitali i Gjirokastrës drejt atij ushtarak në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se dy efektivët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ato janë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe shpatull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare të policisë mbi ngjarjen e rëndë, por mësohet se menjëherë pas saj policia ka shoqëruar disa persona që janë pyetur në lidhje me të.

Nga të dhënat e para policore mësohet se në fshatin Lazarat është një grup i armatosur prej 7-10 personash që janë dislokuar pranë një karburanti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?