Vrasja e Eglit, Berisha akuza ndaj Gjykatës: E ekzekutuan për së dyti, liruan tre bashkëpunëtorët e autorit

Sali Berisha ka reaguar edhe këtë mbrëmje për vrasjen e Egli Progës, i cili humbi jetën pas dhunës nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej. Kreu i PD-së ka shprehur solidaritet për familjen Proga, ndërsa akuzon Gjykatën dhe Prokurorinë se “ka liruar padrejtësisht tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre”, pra përveç autorit. ”Ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi. Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz. Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë”, tha më tej Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?