Vrasja e Elton Çiços, arrestohet polici
Me urdhër të Prokurorisë, policia ka arrestuar këtë të mërkurë policin që ishte i ulur në tavolinë me Elton Çiçin të vrarë tre ditë më parë në zonën e Ish Bllokut.
Alban Trimi është vënë në pranga pasi dyshohet se ka fshehur provat që zbardhin ngjarjen duke penguar në këtë mënyrë hetimin.
Më parë, policia arrestoi edhe mjekun Redian Rrahja, të cilit ju komunikua sot masa e sigurisë “arrest me burg”.
Elton Çiçaj u ekzekutua në ambientet e lokal “De Niro” në ish-Bllok me dy plumba pistolete.
Në tavolinë ku ndodhej Çiçaj, përveç mjekut dhe punonjësit të policisë, ishte dhe gazetari i kronikës së TV Klan, Spartak Koka.
KOHA JONË SONDAZH

