Vrasja e Enkeledës mund të ishte parandaluar, nëse policia…

Krimi i rëndë në familjen Çapoku mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte prangosur më herët autorin e dyshuar të ngjarjes, Erdet Çapoku. 34-vjeçari pasi u prangos nga efektivët e policisë së Tiranës, nuk ka bërë rezistencë, ndërsa për kapjen e tij kanë negociuar edhe familjarët. Pas vrasjes së kunatës së tij, Enkeleda Çapoku, ai u largua në drejtim të zonës së Laprakës me një biçikletë, duke u fshehur në një banesë.

Vetëm gjashtë muaj më parë në komisariatin nr.5, e ndjera kishte bërë kallzim penal pasi kërcënohej dhe shantazhohej nga vëllai i burrit të saj. Madje Enkeleda kishte marrë edhe urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes por ndaj Erdetit nuk u lëshua asnjë urdhër-ndalimi.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për të parë praktikën e ndjekur nga komisariati nr.5., në lidhje me kallzimin penal të bërë nga viktima Enkeleda Çapoku disa muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?