Vrasja e Florian Selimit në Fier, gjykata dënon dy autorët e krimit
Aktualitet E Enjte, 6 Korrik 2023 14:46
Gjykata e Fierit ka dënuar dy autorë e vrasjes së 23-vjeçarit, Florian Selimi në vitin 2019.
Mësohet se dy autorët e krimit, K.M dhe S.S janë dënuar me nga 19 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë.
Kujtojmë se trupi i viktimës ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.
KOHA JONË SONDAZH

