Vrasja e gjyqëtares, zv.ministrja: Doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë

Etilda Gjonaj, aktualisht zv.ministre e Drejtësisë por e emrëuar si ministre, ka reaguar për ngjarjen e rëndë. Gjonaj në një deklaratë të shpërndarë për mediat, shpreh ngushëllimet për këtë ngjarje tragjike, ku thekson se: “Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi”.

Zv.ministrja dënon shkeljen e rëndë që u bë me këtë çështje, për të cilën vrasësi u dënua me akuzën e veprës penale të armëbajtjes pa leje dhe të veprës penale të dhunës në familje.

“Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm
ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre.

Ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. I bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!

U prehsh në paqe, mikja dhe kolegia jonë e dashur!

Ky mesazh jo vetëm si zv. Ministre e Drejtësisë, por edhe si grua dhe si nënë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?