Vrasja e gjyqtares. Gratë e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”: Shteti të reagojë për krimin në familje
Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, ka reaguar për dhunën vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi dhe rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave në Shqipëri. Në një letër publike, gratë drejtuese të këtij fondacioni në Shqipëri dhe diasporë kërkojnë reagimin urgjent të institucioneve në mbrojtje të jetës së grave.
Apeli i drejtohet Presidentit, kryeministrit, selive diplomatike, si dhe gjithë drejtuesve të institucioneve ligjzbatuese që kanë detyrë garantimin e të drejtave të grave.
Thirrja publike e Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”:
Drejtuar:
1. Parlamentit të Shqipërisë
- Të gjitha strukturave ekzekutive me Përgjegjësitë e Mbrojtjes së Grave nga Dhuna, tortura e diskriminimi;
- Sistemit të drejtësisë
- Të gjitha strukturave të shoqërisë Civile, që funksionojnë në Shqipëri,
Për dijeni : Trupit Diplomatik në Shqipëri
Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, përfshi edhe20 degët e tij nga të gjitha shtetet, janë të tronditur nga ngjarja tragjike, që ndodhi në Tiranë mesditën e datës 31 gusht… U vra një grua vetën 39 vjeç, nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, por edhe një juriste dhe gjyqtare shembullore në profesion. U vra nga ish bashkëshorti i saj, pabesisht, pas një atetanti të bërë ndaj saj edhe dy vite më parë. Fildez Hafizi e donte jetën!
-Ajo luftoi pa reshtur për dinjitetin njerëzor!
– Ajo luftoi dhe sakrifikoi për detyrën e saj prej nënë; u kujdes për të rritur dy fëmijëve të mitur në kushtet e një frike përmanente të ish-bashkëshortit të saj, dhunues.
– Luftoi për dinjitetin femëror, por e vetme nuk ia doli!
– Luftoi profesionalisht, për të gjetur mbrojtjen dhe për të ndalur dhunuesin e saj publik, por e vetme nuk ia doli.
Çdo grua shqiptare, në mënyrë të veçantë, ka ndjerë një dhimbje therëse në zemër për Fildezin; ka ndjerë pasigurinë për jetën e saj, ka ndjerë pasigurinë e gjithë shoqërisë shqiptare dhe të vendit në tërësi! Pyetja, se çfarë po ndodh, vjen jo vetën nga dhimbja për Fildezin, por për atë që ishte dhe bëri Fildezi për sigurinë e jetës së saj! Fildezi ishte drejtësia e të tjerëve, ndaj bëri gjithçka
Provoi dhunën në familje deri në humbje të jetës! Fildez Hafizi, do të mbetet simboli i institucionit, që zgjodhi për t’u mbrojtur, por që i dështuar mbeti institucioni. Kërkoi urdhër – mbrojtje pas divorcit, por institucioni, nuk veproi për ta mbrojtur si nënë, si grua, por edhe si një zyrtare e drejtësisë së shtetit! E denoncoi në institucione ish bashkëshortin e saj dhunues, e akuzoi për tentativë vrasje, dy vite më parë, institucionet e lehtësuan dhunuesin në akuzat e ngritura në raport me ngjarjen.
E dënoi drejtësia minimalisht për rrezikun, që përbënte ; E liruan institucionet me postet e tyre me gjithfarë arsyesh të pavërteta! Të gjithë personat jetojnë me favorin, që i dhanë bashkëshortit kriminel, ndërsa të dhunuarës, iu hoq e drejta për të jetuar. Në këtë realitet, me të drejtën për të jetuar, Fildez Hafizi zgjodhi për të kërkuar mbështetje a zgjidhje edhe Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, z. Donald Lu, por asgjë nuk ndryshoi në jetën e saj!
Bashkëshorti dhunues, ishte në lirinë e mendimit të tij kriminal, deri sa realizoi t’i marrë jetën, ish bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve; për të përkeqësuar në ekstrem edhe jetën e fëmijëve të mitur. Fondacioni Nermin Vlora Falaschi” nuk merr përsipër të bëjë hetim të ngjarjes, por është i tronditur nga faktet e bëra publike të ndodhura midis viktimës-dhunuesit dhe institucioneve të shtetit.
Shqipëria ka ratifikuar konventen “Për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut”. Ka nënshkruar Konventën “ Për Eleminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Ndaj Grave”. Në këtë konventë përcaktohen detyrime, midis të cilave: Neni 2
– Shtetet pale, dënojnë diskriminimin, ndaj grave në të gjitha format, pranojnë të ndjekin me të gjitha mjetet e përshtatshme dhe pa vonesë, një politikë të eleminimit të diskriminimi.
Neni 16
– Shtetet pale. marrin të gjitha masat e përshtatshme, për të eleminuar diskriminimin ndaj gruas, në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me martesën dhe me mardhënien familjare.
(c) Të drejtën dhe përgjegjësinë e njëjtë gjatë martesës dhe me rastin e prishjes së saj;
(ç) Në të gjitha rastet interesi i fëmijëve, duhet të jetë në vend tëparë.
Neni 18
- Shtetet pale, zotohen t’i paraqesin Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për t’u shqyrtuar nga Komiteti një raport lidhur me masat legjislative, gjyqsore dhe administrative, për t’u dhënë efekt dispozitave të kësaj konvente. Tashmë, që janë zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet, që sollën si pasojë këtë krim tejet të rëndë, , Fondacioni ynë dhe 20 degët e tij në të gjitha shtetet kërkon:
- Presidenti i Republikës, nëpërmjet funksionit të Tij Kushtetues, t’i drejtoje mesazhin Parlamentit, për të patur ne punën e Tij, kontrollin e zbatueshmërisë ligjore për të drejtat dhe liritë e njeriut, të kontrollit të institucioneve për luftën reale për të zbatuar me rreptësit Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara “Për mbrojtjen e Grave nga Diskriminimi dhe raportimin real në këto institucione’
- Parlamenti i Shqipërisë, të ushtrojë urgjentisht funksionin e Tij kushtetues, të kontrollit të zbatueshmërisë së Konventave Ndërkombëtare, të raportimit real për situatën institucioneve për eliminimin e rrezikut për jetën, për dhunën në familje.
- Institucioni i Drejtësisë, duhet të urgjentisht të realizojë përfundimin e reformës në drejtësi, të ngritjes dhe veprimit të ligjeve të miratuara, për një drejtësi efikase ndaj dhunës në familje.
- Institucionet ekzekutive, t’i nënshtrohen një analize të plotë dhe reale për çështjet e të drejtave të njeriut, veçanërisht të dhumës në familje. Çdo tolerancë të jetë e ndëshkueshme dhe e publikuar, me efekte edukative.
- Shoqërisë Civile, t’ i ofrohet ngritja e një “komiteti” a strukture tjetër, me pjesmarje të të gjitha organizatave joqeveritare, të cilët së bashku të marrin përsipër oponencën, për masat dhe mbrojtjen e grave nga dhuna familjare. Vetëm të bashkuar, do të mund të ndryshojmë realitetin e hidhur që kemi në vendin tonë..
Për gjithçka lidhur me kërkesat e parashtruara, kërkojmë prononcime publike institucionale.
– Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora” dhe 20 degët e tij, më 15 shtator, do të organizojë në Vjenë, një Konferencë mbarëkombëtare, me objekt ”Dhuna në familje, përgjegjësia e institucioneve të shtetit dhe vetë grave, për të minimizuar këtë krim të shëmtuar.
– Fondacioni do të ndërmarr veprimtari të shumta edhe për të ndryshuar konceptin e të drejtave dhe detyrimeve në familjet shqiptare dhe do të promovojë traditën e mirë të familjes shqiptare dhe më gjerë.
Fondacionin“Nermin Vlora Falachi”
Kryetare
Zenepe Luka
Sekretare e Përgjithshme
Irini Qirjako
Degët e Fondacionit.
- Luçia Martino, Përfaqësuese e gruas arbëreshe Frasmita Itali, “Mjeshtër i Madh”.
2..Aksinja Xhoja, Kryetare e degës Puglia Itali
3..Dr. Zylfie Duraku, Mali i Zi
4.Vitore Stefa Leka, Përfaqësuese për Diasporën.
- Migena Arllati, Gjakovë
- Ajtene Krasniqi, Prizren
- Afërdita Xheladini, Haidelberg Gjermani
- Flora Durmishi, Prishtinë
- Raimonda Mosiu, SHBA
- Rolanda Lumani, Vjenë, Austri
- Albina Bajrami, Preshevë
- Miqereme Rizai, Tetovë
- Puntorie Muça, Shkup
14 .Dori Kerni, Kroaci
- Raimonda Popaj, Slloveni
- Nadire Hakaj Singen, Gjermani
- Linda Kalemi, Stamboll
- Diana Beu, Athinë
- Bajame Hoxha, Bruksel
- Tefta Radi, Australi

