Vrasja e gjyqtares, të afërmit: Dy takimet e fundit me ish-burrin

Dhimbja ka pllakosur familjen e gjyqtares Fildeze Hafizi, 38-vjeçe e cila humbi jetën një ditë më parë nga plumbat e ish-bashkëshortit, Fadil Kasemi.

Familjarët dhe të afërmit e gjyqtares Fildeze Hafizi rrëfejnë jashtë kameras së Report Tv, momentet e fundit të nënës së dy fëmijëve dhe përballjen e saj me ish-bashkëshortin.

Ata thonë se ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi e kishte takuar dy herë në 10 ditët e fundit gjyqtaren, ku i kërkonte vazhdimisht të ktheheshin sërish bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, fillimisht ai e kishte kërcënuar dhe i kishte kërkuar që ta lejonte të shkonte te shtëpia për të takuar fëmijët, por që ka hasur në rezistencën e 38-vjeçares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fildeze Hafizi banonte në një apartament me dy prindërit dhe vajzën e djalin e mitur.

Familjarët: Dy takime në 10 ditë, ish-burri i tha do pendohesh
Ndërsa para 5 ditësh, rrëfejnë familjarë, ish-bashkëshorti i kishte dalë në rrugën pranë shtëpisë dhe i kishte kërkuar që të ribashkoheshin dhe të jetonin bashkë me fëmijët.

Kur Fildeze Hafizi kishte refuzuar ai i kishte thënë: “Do pendohesh për këtë që po bën”.
pallati fildesit
(Në foto apartamenti ku banonte gjyqtarja Fildeze Hafizi)

Ish-bashkëshorti Fadil Kasemi ka pranuar krimin përpara uniformave blu, duke deklaruar se e vrau gjyqtaren pasi nuk e lejonte të takonte fëmijët. Dy vjet më parë ai e kërcënoi atë me armë zjarri në plazhin e Golemit.

Pavarësisht denoncimit nga gjyqtarja dhe provat që e implikonin atë në tentativë vrasje, mbi Fadil Kasemin nuk rëndoi kurrë kjo akuzë.

Fildes Hafizi u qëllua për vdekje mesditën e të enjtes brenda në automjetin e saj nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi.

Historia e gjyqtares dhe problemet e saj me ish-burrin u bënë të njohura dy vite më parë kur ai e kërcënoi për vdekje në plazhin e Golemit. Policia i gjeti Kasemit armën e zjarrit me të cilën ai kishte planifikuar vrasjen e gjyqtares, por edhe pse u arrestua e u dënua, ai doli nga burgu pas një viti, duke përfituar nga amnistia.

Shqetësimin e saj gjyqtarja Fildes Hafizi ia kishte adresuar edhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, përmes një letre, duke shprehur se ish-bashkëshorti s’po merrte dënimin e merituar nga drejtësia dhe se jeta e saj ishte në rrezik serioz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?