Vrasja e grave/22 shoqata: Përgjegjësi e shtetit, të rehabilitohen burrat dhunues

Dhuna në familje është një plagë e thellë e shoqërisë shqiptare. Këtë javë me humbën dy nëna, pasi u vrarë mizorisht nga burrat. Dy raste të fundit, një të hënën në Rrëshen, ku ish-bashkëshorti vrau ish-gruan dhe të vëllanë e saj dhe një në Durrës, ku përsëri një burrë vrau me levë gruan, kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje dramën e dhunës dhe krimit në familjen shqiptare. 22 shoqata të shoqërisë civile në Shkodër, kanë kërkuar rregulla më të rrepta në rehabilitimin e burrave që dhunojnë gratë. Përmes një deklarate për mediat, shoqatat ngarkojnë me përgjegjësi strukturat shtetërore. ”Dinjiteti njerëzor i vajzave dhe i grave të respektohet dhe të mbrohet me çdo kusht. Sistemi i mbrojtjes në rang kombetare të jetë funksional për çdo individ, duke i kushtuar rëndësinë e duhur çështjeve që kanë lidhje me dhunën në familje. Ashpërsimin e masave ndaj dhunuesve dhe trajtim të detyrueshëm rehabilitues për secilin prej tyre”.

Deklarata e plotë

Referuar ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit, ku dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore goditi sërish ku humbën jetën dy gra si pasojë e krimit në marrdhëniet familjare brenda 24 oreve, duke shënuar kështu rastin e 5-të që nga fillimi i këtij viti. Ne, një grup organizatash të shoqërisë civile që punojmë për eliminimin e të gjithave formave të dhunës në shoqëri dhe promovimin e të drejtave të njeriut, shprehim indinjatën, zhgenjimin, dhe shqetësimin e madh që lidhet me pafuqinë e organeve kompetente shtetërore për të parandaluar dhe ndëshkuar rastet e dhunës që ndodhin ndaj vajzave e grave.

Ndonëse të mbrojtura nga ligje te mirëshkruara, gratë dhe vajzat shqiptare nuk arrijnë ta ndjejnë këtë mbrojtje në ekzekutimin e vendimeve të marra. Edhe pse “dhuna në famije” konsiderohet nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, si një veper penale, ajo, fatkeqësisht nga shoqëria por nganjëhere edhe nga institucionet vazhdon ende të mos konsiderohet një veper e tillë duke u reflektuar në shoqërinë tonë me mendësi patriarkale, në media, në politikë, në shkolla dhe në komunitet .

Kjo ndodh rëndom në kushtet kur grave të cilat u drejtohen institucioneve pergjegjëse për të denoncuar rastet e dhunës u kërkohet të kthehen pranë dhunuesit dhe të mos shkatërrojnë familjet, apo edhe në rastet kur dhunuesi thyen vendimin e Gjykatës. Statistikisht gjatë tre viteve të fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër janë depozituar 1500 kerkesë-padi për lëshim urdhër mbrojtje nga të cilat janë pasjisur me urdhër mbrojtje vetëm 500 prej tyre. Indiferentizmi i shoqërisë apo i institucioneve bën që këto raste të cilat përbejnë një tjetër veper penale, të mos raportohen dhe të mos ndëshkohen duke vene keshtu akoma më shumë në rrezik viktimën. Nganjëhere mosmarrja e masave të nevojshme për trajtime të specializuara për dhunuesit, siç janë ndiekja e programeve të rehabilitimit vene kështu në rrezik jo vetem viktimën por edhe vikima të tjera të mundshme nga ky dhunues.

Është detyre dhe pergjegjësi morale dhe institucionale e secilit nga ne por sidomos e organeve shtetërore dhe kryesisht atyre të drejtësisë të cilët kanë në dore implementimin dhe ekzekutimin e ketyre ligjeve, që të analizojnë thellësisht shkaqet e kësaj dhune, duke marrë masa urgjente për t’i parandaluar dhe ndëshkuar ato. Po kështu, media duhet te luajë rolin e saj edukues në parandalimin e rasteve të dhunës duke ndaluar stigmatizimin e viktimave.

Me anë të këtij reagimi publik Ne si shoqeri civile kërkojmë që:

1-Dinjiteti njerëzor i vajzave dhe i grave të respektohet dhe të mbrohet me çdo kusht.

2-Sistemi i mbrojtjes në rang kombetare të jetë funksional për çdo individ, duke i kushtuar rëndësinë e duhur çështjeve që kanë lidhje me dhunën në familje.

3-Ashpërsimin e masave ndaj dhunuesve dhe trajtim të detyrueshëm rehabilitues për secilin prej tyre

Angazhimi dhe detyrimi ynë si shoqëri civile ka qenë dhe mbetet mbrojtja dhe integrimi i grave i cili arrihet nëpërmjet rritjes së aksesit të tyre ndaj shërbimeve publike dhe jo publike. Ndaj, ne do vazhdojmë te promovojmë rëndesinë e barazisë gjinore, duke ofruar shërbimet tona psikosociale, juridik, strehimin për femijë, gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje, qendra ditore rekreative për femijë, aftësimin e grave përmes progameve të fuqizimit ekonomik të tyre si dhe ofrimin e shërbimit të rehabilitimit të burrave me sjellje agresive përmes programeve të këshillimit në ndihmë të fuqizimit të familjes duke u udhehequr nga parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit. Organizatat e shoqerisë civile në Shkodër do të vazhdojnë ta mbështesin këte iniciative në nxitjen e hapave të metejshem per hartimin e një peticioni i cili do të prioritizojë cështjen e dhunës në familje drejtuar nën komisionit për Barazinë Gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj Gruas, Kuvendit të Shqiperise.

SHKARKO APP