Vrasja e Haxhi Baçinozit, vetëdorëzohet autori
62-vjeçari Haxhi Baçinozi u vra disa ditë më parë tek liqeni artifisial në Tiranë. Dorëzimi i Islam Myrtaj, ka ardhur pas trysnisë së negociatave të Policisë me avokatin. 61-vjeçari është dorëzuar me avokatin e tij tek Drejtoria e Policisë Tiranë. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja. Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Haxhi Baçinozi, 62-vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.
Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar shtetasi Islam Myrtaj, 61-vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.
KOHA JONË SONDAZH

