Vrasja e Indritit, sherri nisi për tubin e kondicionerit
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Indrit Çelaj, mesditën e 22 gushtit 2019 në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Nga hetimet paraprake konflikti mes 26-vjeçarit i cili kishte shkuar për të instaluar një kondicioner dhe vëllezërve Kusi ka qenë për “tubin e shkarkimit të ujit të kondicionerit”. Vila tre katëshe e Bujar Kusit, në konstruksion e sipër po planifikohej të bëhej lokal. Sipas policisë pas ngjarjes Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të godines, kanë biseduar me Lorenc Veliaj me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Ky i fundit është arrestuar gjatë orëve të vona të 22 gushtit.
KOHA JONË SONDAZH

