Vrasja e ish-drejtorit, OSHEE: Saimir Jaku, ka dëshmi të pastër penaliteti
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e ka dënuar aktin kriminal të vrasjes së punonjësit të kompanisë, Sajmir Jakut sot në Rrëshen dhe ka deklaruar se Jaku kishte një dosje të pastër penale.
OSHEE sqaroi se Saimir Jaku, i moshës 33 vjeç, deri më datën 31.08.2016 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njesise së Tensionit të Larte Veri.
Më datën 01.09.2016, është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS / Dega Teknike, nga ku kryente detyrën normalisht deri në ditën e sotme.
OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga z.Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale.
OSHEE i shpreh ngushëllime familjes dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen kriminale.

KOHA JONË SONDAZH

