Vrasja e Kaçifas, Krimet eksperiment në vendngjarje

Një muaj nga vrasja e Konstandinas Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi dhe kundërshtoi me armë policinë e shtetit, ish-bashkëshortja e 35-vjeçarit ka refuzuar të japë deklarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dy fletë-thirrjeve të dërguara nga prokurori Njazi Seferi për ish-gruan e Kaçifas, mësohet se kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Krimet e Rënda shprehen nga ana tjetër, se janë në pritje të akt-ekspertimeve nga laboratori i policisë shkencore.

Jo zyrtarisht, grupi hetimor konfirmon mundësinë e një eksperimenti në vendin ku u gjet i vrarë Kaçifas për mënyrën se si ai ka rrezikuar jetën e policëve dhe momenti i vrasjes nga policia për të kuptuar nëse është respektuar apo jo ligji në momentin që ai është ekzekutuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?