Vrasja e Kasmit, në kërkim autori i dyshuar Domart Konjari

Domart Konjari i liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg, është shpallur në kërkim për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi, natën e kaluar. Konjari ka qenë i dyshuar për tetë vrasje.

Pistat e hetimeve janë edhe konfliktet e kokainës në Spanjë. Devi Kasmi u hetua për vrasjen e Franc Konomit ngjarje e ndodhur në verën e 2010-ës, por asnjëherë nuk u gjetën prova. Pavarësisht se u hetua, Kasmi nuk u shoqërua asnjë moment në polici. Devi Kasmi më parë njihej si mik i Franc Konomit, por dyshimet e policisë ranë pas disa ngjarjeve që ndodhën në Spanjë ku u vranë dy persona.

Dy pistat që po heton policia janë konfliktet e vjetra të bandës së rrugës “Bardhyl”. Dhe pista e dytë që po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Spanjë ku dyshohet se Devi Kasmi ka qenë i përfshirë. Fakti që iu gjetën dy pistoleta në brez, tregon se Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?