Vrasja e katërfishtë në Tiranë, Banorët e pallatit: Lokali, gjithmonë problematik

“Nuk i kam dëgjuar krismat se ne jemi thellë këtu, por që u ngrita shumë e shqetësuar, dëgjova të bërtiturat e një djali”. Gjithashtu ajo tregon se lokali i natës ku ka ndodhur ngjarja ka qenë gjithnjë problematik për banorët e zonës.

“Problem ka qenë gjithmonë, gjithmonë zihen, gjithmonë rrihen dalin femrat, unë nuk i kam parë po këto banorët që dalin në punë në mëngjes thonë që i kanë parë nëpër shkallë shtrihen aty flenë. Nuk e di mirë aty a luhet bixhoz a mblidhen me vajza imorale, duhet të mbyllet si lokal”-vijon një nga banoret e zonës për A1 report.

Pasi rrëfen mbi detajet e ngjarjes, ajo shpreh shqetësimin rreth lokaleve të natës të cilët janë gjithnjë vatër konfliktesh.  “Ne banorët e këtij pallati ndihemi shumë të shqetësuar. Unë për veten time nuk kam marrë në telefon policinë, po sot njëherë jam gdhirë shumë keq, jemi nëna, jemi prindër, kemi fëmijë kemi nipër. Dola se unë kam dy nipër po nuk rrinë atje po ku dhemb dhëmballa shkon gjuha,

U ngrita shkova në ballkon se e kemi këtej hyrjen , dëgjova që qante njëri bërtiste, rruga plot me policë, dola që shikoj policinë, më thotë mbesa ik nëna futu brenda se ka tërë natën kjo punë,”-vijon banorja pranë lokalit ku ka ndodhur ngjarja. Në orën 4 të mëngjesit të sotëm në një përleshje me armë mes të rinjsh në një lokal nate përballë fakultetit të Histori-Filologjisë  përfundoi me katër të vdekur, ndërkohë në pranga janë vënë tre persona si autor të dyshuar.

SHKARKO APP