Vrasja e Klodianit, efektivi në gjyq: Dua të kërkoj ndjesë publike. Prokurori: Arma nuk ka shenjë gishtash
Është mbajtur këtë të premte seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e repartit ”Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau mëngjesin e së martës 25-vjeçarin Klodian Rasha. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg”. Polici gjatë seancës ka deklaruar se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.
“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s’do ja uroja askujt në jetë”, mësohet të ketë thënë ai. Nga ana tjetër, ai ka thënë se “Sillni familjen këtu, dua t’i kërkoj falje. Kam marrë një jetë njeriu, merrni çfarëdo lloj mase ndaj meje. Jam penduar”, mësohet të jetë shprehur polici 31-vjeçar.
Në ekspertizën e kryer nga prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës. Pritet tashmë të kryhet një tjetër ekspertizë për të verifikuar këtë dyshim.
Ngjarja
Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë. Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”. Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore.
Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”. Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.
Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës. Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para. Edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.
Në polici ka dëshmuar dhe një specialist i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” me iniciale A.J. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje por është njoftuar nga efektivi me iniciale E.Gj. se Nevaldo Hajdaraj ka përdorur armën e shërbimit por pa e cilësuar rrethanat. Ai është shprehur në komisariat se asnjë prej efektivëve të grupit nuk ka pasur kamera në trup dhe nuk është filmuar asgjë nga vendngjarja. Sipas tij, pasi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kishte urdhëruar një grup efektivësh të kontrollojnë dhe njëherë të gjithë rrugëtimin që kishin bërë Nevaldo në ndjekje të Rashës. Efektivi me iniciale A.J. dëshmon se grupi ka gjetur një armë në një prej rrugicave ku kishte kaluar i riu, por asnjë prej tyre nuk kishte në trup kamera individuale.
Hetimet
Ekzistojnë pamje filmike të kamerave të sigurisë në bizneset përreth, të cilat pritet që të zbardhin shumë për dinamikën e ngjares. Në veçanti një kamera afër një servisi, e cila mendohet se ka kapur pamjet e goditjes. Në lidhje me hetimet pritet të ketë ekzaminime dhe eksperimente të tjera, duke nisur që nga arma e gjetur në një pellg me ujë, deri te verifikime për sjelljen e efektivit. Distanca e qitjes është element mjaft i rëndësishëm pasi nëse verifikohet që distanca.
https://arkiva.kohajone.com/vrasja-e-klodianit-kontradikta-mes-deshmive-te-dy-policeve/