Vrasja e Licit, i vëllai: Shteti po bashkëpunon me bandat
Vëllai i Fatbardh Licit, Mustafa Lici, ka denoncuar se shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Lici ka thënë se po manipulohen provat e çdo vrasjeje. Përmes një deklarate për mediat, Lici ka thënë se prej ditës kur në Shkodër iu vra i vëllai, ata janë të ngujuar nga shteti e jo nga bandat. Lici ka thënë që pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, djali i tij, është shoqëruar në polici.
Pjesë nga deklarata
Të nderuar qytetar. Unë jam Mustafa Lici. Sot ky qytet po vuan një diktaturë që s’është parë që në 46. Çdo vrasje është pa autor. Vrasjet në Shkodër janë kryer nga policia në bashkëpunim me bandat. Sa të jetë kjo polici s’do ketë asnjë zbardhje. Policia është në mbështetje të bandave. Bandat dhunojnë zgjedhjet, terrorizojnë familje. Shpreh ngushëllime për familjen. Rasti i fundit, i vrasjes Ferracaku, kanë marrë dy fëmijë. 16-vjeçari është djali im. Kjo familje është bërë poligon qitjeje nga diktatura e kësaj qeverie. I bëj thirrje Ambasadave, i bëj thirrje qytetarëve, opozitës, të ndalojnë këtë shkelje të ligjit. Mua më vranë vëllain, jemi të ngujuar, shikoni gardhet se s’lëvizim dot as pragun e derës. Ky shtet po ushtron trysni ndaj familjes sonë. Kam qenë shumë më i qetë në internim. Kam rezistencë të jetoj në familjen time, në shtëpinë time. Shkeljet ligjore i bëjnë nën pagesat e bandave, bandat kanë vënë aq shumë para, sa blejnë çdo zëvendës shefi, çdo punonëjs policie. Më vjen keq për qytetarët e Shkodrës se janë nën presion. Deri dje, ushtronim aktivitetin tonë normal. Kemi 3 javë pas vrasjes që jemi të ngujuar. S’na kanë ngujuar bandat por shteti. Shteti sillet këtu me fugon 2-3 orë. Këtu po veprohet në kundërshtim me ligjin, po cënohen të drejtat e një familjeje. Çdo fishek që hidhet në Shkodër pa vrasje e pa asnjë, rrethohet familja, dhe i marrin në komisariat, sa të gjejnë. Do t’i drejtohemi Strasburgut. Por ta dinë mirë se as shteti as bandat se trembin dot familjen Lici! Jemi shumë të qetë, qëndrojmë këtu se e kuptojmë që ky shtet ka vendosur të luftojë me familjen Lici!
KOHA JONË SONDAZH

