Vra*sja e Lleshit, zbulohet skandali në burg. Kush e ndihmoi Sokolin? 12 zyrtarët dalin nesër para gjykatës
Kjo e hënë ishte caktuar për dhënien e masave të sigurisë për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit, atje ku u vra në qeli Arben Leshi dhe u plagos i dënuari tjetër Indrit Shaqja. Por seanca e sotme është shtyrë.
Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. Mënyra e futjes së pistoletës me mulli në burg ka mbetur mister, megjithatë, dyshimet janë se kjo është bërë me anë të pakove të ushqimeve gjatë kohës që skanerët nuk punonin.
Sokol Mjacaj sipas medieve, ka thënë se po të mos e mësonte se do të futej në regjimin 41-bis, nuk do të kryente vrasjen atë ditë. Për regjimin 41-bis, ai thotë se ka dëgjuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët i kanë shprehur se “qenke i rrezikshëm ti Sokol dhe do të fusin në izolim”.
Po ashtu atij i është sekuestruar një telefon 3 muaj më parë. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime.