Vrasja e Malkos, nën hetim 80 policë

80 policë janë nën heim lidhur me nxjerrjen e të dhënave të Santiago Malkos, i cili mbeti i vrarë një javë më parë. Për këta policë, hidhet dyshimi se kanë përdorur sistemin TIMS, nga i cili ka dalë fotoja dhe gjeneralitetet e Malkos.

Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 gushtit në orën 22:20. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, kur drejt makinës së Malkos u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

26-vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?