Vrasja e Marios, arrestohet autori. Policia e Kosovës: U ndalua për kalim ilegal kufiri
Kastriot Gjuzi, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari. Mësohet se Gjuzi është arrestuar në Kosovë, në doganën e Vërmicës pranë Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë i mundur dje nga ana e policisë kosovare.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani, në një prononcim për ”Report TV”, ka konfirmuar sot ndalimin e Kastriot Gjuzit. Kelani tha se Gjuzi u arrestua duke kaluar ilegalisht kufirin. Sipas tij policia e Kosovës ndoqi procedurat përkatëse dhe Gjuzi iu dorëzua autoriteteve policore shqiptare.
Kastriot Gjuzi, njihet edhe me emrin Petrit Gjuzi, ndaj për të po kryhen verifikimet përkatëse. Procedurat për ekstradimin e mundshëm të Gjuzit nga Kosova për në Shqipëri mund të marrin deri në një muaj kohë.
Majollari u ekzekutua në Tiranë natën e 10 prillit, kur Gjuzi dyshohet se e qëlloi tre herë me një pistoletë me silenciator, pranë banesës së Majollarit. Mendohet se Gjuzi e ekzekutoi majollarin në shenjë hakmarrjeje për dy vrasje të bëra nga babai i këtij të fundit shumë vite më parë.
KOHA JONË SONDAZH

