Vrasja e Martin Bardhit, merret sërish në pyetje Saimir Reçi: Konfliktin ia kemi lënë në dorë drejtësisë

”Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe mund ta verifikoni lehtësisht dhe përmes kamerave apo dëshmitarëve ku kam qenë ditën ku ka ndodhur vrasja. Konfliktin që kemi patur është referuar në polici dhe ja kemi lënë në dorë drejtësisë”, tha thënë para hetuesve Saimir Reçi, një nga personat kryesor të dyshuar për vrasjen e Martin Bardhit dhe plagosjen e 3 personave të tjerë paraditen e së martës në Rrëshen.

Ai dhe pjesëtarë të tjerë të fisit Reçi janë marrë në pyetje dy herë nga policia dhe janë lënë sërish të lirë, pasi nuk ka prova që i implikojnë në këtë atentat.

Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja, për shkak të konflikteve qe ka patur viktima me fisin Reçi. Pavarësisht pretendimeve, grupi hetimor po verifikon të gjitha lëvizjet para dhe pas ngjarjes të Saimir Reçit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. /Report Tv/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?