Vrasja e Merushes nga vjehrri, babi i viktimës: Vajzën ma vrau Fajtoni

Në fshatin Suk të Fierit jeton familja e Merushes, e cila u vra pak ditë më parë nga babai i bashkëjetuesit të saj, Xhevahir Hoxha. Në kushte të vështira ekonomike jetojnë 3 fëmijët e saj nga martesa e parë, por që edhe babi i tyre i mohon. Për ta kujdeset vetëm gjyshi i cili punon në bujqësi.

Sadushi, babai i Merushes, mban të hapura dyert e shtëpisë për të pritur ngushëllime për të bijën që ndërroi jetë nga dora e të vjehrrit, i cili e masakroi me thikë pasi nuk e pranonte si nusen e djalit.

“Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vrarë. Fëmijët e Merushes i kam mbaj unë dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, tha Sadush Hazizi, babai i viktimës për ”TCH”.

SHKARKO APP