Vrasja e Naim Bajrit, dinamika e njëjtë me ekzekutimin e Nazmi Bandulës
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Naim Bajrit në Shkodër. Viktima 68-vjeçar nuk ka pasur implikuar në veprimtari kriminale.
Dinamika e krimit është e njëjtë me atë të ndodhur në vrasjen e Nazmi Bandulës në 12 prill dhe tentativën e vrasjes së Admir Bajrit, në 9 mars të këtij viti.
Të trija këto ngjarje tashmë janë duke u hetuar nga një prokuror i vetëm Vatë Staka. Admir Bajri, djali i xhaxhait të Behar Bajrit, është qëlluar pikërisht nga një person i vetëm i cili ul xhamin dhe hap zjarr në drejtim të makinës së parkuar, ku qëndronte Admiri.