Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, Rei Meta del në gjykatë për masë sigurie
Aktualitet E Premte, 11 Gusht 2023 09:22
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë Rei Meta i dyshuar kryesor për vrasjen e inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë. Meta pritet të njihet me masën e sigurisë pas vrasjes së bujshme në një kancelari në Vlorë që tronditi opinionin publik.
Seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjyqtare është Emiljana Dhima, teksa prokuror i kësaj çështjeje është Arjan Xhaferi.
KOHA JONË SONDAZH

