Vrasja e Nikulajt, armën e hodhën në lumin Drin. ”Spiuni” pas krimit konsumoi birrë dhe u nis drejt Londrës

Një grup me kriminelë të huaj, u paguan nga një shtetas britaniko-shqiptar që të vritet biznesmeni Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, dhe detajet e këtij krimi janë të frikshme.

Çdo gjë e planifikuar me detaje. Nisur që nga Harry Simpson, i cili njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen, erdhi në Shqipëri 5 ditë para ngjarjes dhe qëndroi në zonën turistike të Shëngjinit duke mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Ai u mor në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, i cili sipas policisë rezulton të jetë porositësi, financuese dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit dhe aty ka marrë një taksi që e ka quar deri tek hoteli.

Në momentin e ngjarjes ai ka qenë brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar, duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit, nga ku udhëtuar drejt Londrës.

Arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasje është hedhur në lumin Drin. Kërkimet për gjetjen e armës, kanë nisur që prej ditës së djeshme nga zhytësit e RENEA-s.

SHKARKO APP