Vrasja e Nikulajt, Britania kërkon provat për skuadrën me vrasës

Ardian Nikulaj u vra nga një skuadër vrasësish me kombësi të huaj, duke krijuar terror dhe pasiguri në vend. Ekzekutimi i Nikulajt sipas policisë u organizua nga Edmond Haxhia. 4 shtetas britanikë ishin vëzhguesit e lëvizjeve të 51-vjeçarit dhe ekzekutori, killeri, që realizoi detyrën finale, ishte një 28-vjeçar portugez.

Drejtësia britanike ka kërkuar nga prokuroria shqiptare provat që kanë në dorë për 4 shtetasit e tyre. Edmond Haxhia, bashkë me tre britanikët Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgmen, u arrestuan të shtunën në Londër.

Ata do të përballen me gjykatën në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Dokumentet janë në Prokurori të Përgjithshme dhe po bëhen gati për t’i nisur drejt Britanisë. Nga ana tjetër, Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” në mungesë.

27-vjeçari që akuzohet si ekzekutor, Rubens Saraiva, u largua nga pika e kalimit kufitarë në Kapshticë ditën e ngjarjes. Hetuesit kanë informacione se ai mund të ketë dalë nga territori grek. Grupi hetimor ende nuk e ka gjetur armën e krimit për të përfunduar fazën e mbledhjes së provave.

SHKARKO APP