Vrasja e Nikulajt, makina tradhtoi autorët

Policia e Shkodrës ka arritur të sigurojë pamje të reja të vrasësit portugez pas gjetjes së një sërë faturash supermarketi në makinën e marrë me qira nga Edmond Haxhia me të cilën lëvizte dhe Saraiva.

Në automjetin u gjetën disa fatura shpenzimesh ushqimore, ndërsa pas lokalizimit të marketit grupi hetimor ka shkuar dhe te pamjet e Haxhisë dhe portugezit.

Për ngjarjen, policia shpalli në kërkim ndërkombëtar 6 personat e përfshirë në vrasje, mes tyre 4 britanikë, shqiptarin me pasaporte angleze, Haxhia, si dhe portugezin Ruben Saraiva. Hetuesit kanë arritur të mësojnë dhe itinerarin e tyre pas ekzekutimit të Nikulajt.

Në pikën kufitare të Rinasit, Simson qëndroi për disa orë dhe u largua në drejtim të Anglisë. Një ditë më pas rezulton se po nga aeroporti u largua dhe Edmond Haxhia. Për 4 personat e tjerë të përfshirë në vrasje mes tyre dhe portugezi ekzekutor kanë dalë nga pika kufitare e Kapshticës.

SHKARKO APP