Vrasja e Pjerin Xhuvanit. Arbër Paplekaj kërkon rihetim të çështjes, gjykata shtyn sërish vendimin
Nuk ka mjaftuar as seanca e 6-të gjyqësore që gjykata e Elbasanit të vendosë për dërgimin në gjyq të dosjes së ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Prokuroria kërkoi kohë për te shqyrtuar kërkesat e 9 avokatëve dhe pretendimet e tyre për dosjet.
Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.
Ndërsa seanca e radhës u la ditën e hënë ne orën 12 e 45. Pritet që gjykata të japë vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq. Pas këtij vendimi do të vijojë normal procesi gjyqësor.
KOHA JONË SONDAZH

