Vrasja e Pjerin Xhuvanit, momenti i përplasjes me armë në Elbasan

Ky është momenti i përplasjes me armë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit. Nga pamjet shihet se ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka del nga automjeti me armë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe dy persona të tjerë.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjares janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme. E gjithë skena ka ndodhir në prani të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Abc News

SHKARKO APP