Vrasja e Prengës, kërkohet Gentian Doci. Biseda: Më ke prekur mallin, vëllai jot..
Policia po vazhdon kontrollin në zonën e Shijakut në fashtin, Pjësëz, pasi Jak Prenga mund të jetë varrosur aty. Në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jak Prengës. Më kryesori është Gentian Doci, ku në disa disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, Astritin. Ky e fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë ”e di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më ke prekur mallin”.
E gjithë kjo bisedë erdhi pasi vëllai i Jak Prengës, Astriti nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës. Edhe tre persona të tjerë në kërkim nga Shkodra, po që për arsye hetimore identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por që janë personazhe mjaft të njohur në botën e krimit.
Ndërkohë që policisë së shtetit i është kërkuar bashkëpunim me palën britanike për zbardhjen e plotë ngjarjes. Një tjetër pikë “e nxehtë” në këtë çështje janë edhe kamerat e sigurisë. Në resortin në Shijak policia ka vëzhguar me dron, dhe ka ndjekur veprimet, por nuk shpjegohet pse policia nuk ia ka dalë mbanë të bllokojë furgonin ku ishte trupi, që u transportua me qese të zeza.
Burimi: Top Channel