Vrasja e shqiptarit në Itali, zbardhet dëshmia e shokut të viktimës: Po rrinim kur …
Një i ri shqiptar është qëlluar me dy plumba në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe më pas ka humbur jetën në spital. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Monza, Itali, ende nuk ka një motiv të qartë, ndërsa ende nuk dihet emri i 24-vjeçarit shqiptar.
Por policia duket se e ka një dëshmitar okular. Është një mik i të riu, i cili ka qenë bashkë me të, në momentin kur është qëlluar me armë, shkruan SYRI.net.
Sipas asaj që ka treguar dëshmitari, ‘ata të dy ishin duke ndenjur në një makinë para një lokali nate në Brianza, pranë rrugës Milano-Meda’.
‘Një makinë është afruar pranë tyre dhe nga aty kishte zbritur një burrë, që i ishte afruar makinës së tyre dhe kishte qëlluar me dy plumba ndaj 24-vjeçarit shqiptar. Më pas ka ikur me vrap’, është shprehur për policinë dëshmitari okular.
Sipas të dhënave që ka policia, i riu që u vra dhe shoku i tij, nuk janë të skeduar për ndonjë krim. Kjo ka bërë që policia ende të mos e gjejë motivin e ngjarjes së rëndë.

